AST SpaceMobile ka realizuar me sukses lidhjen e parë me zë dhe internet 5G midis një telefoni inteligjent standard dhe një sateliti në hapësirë.Kjo lidhje u demonstrua nga inxhinierët e AST SpaceMobile, të cilët realizuan një telefonatë nga brigjet e qeta të Maui në Hawaii me një inxhinier të Vodafone, i cili ndodhej në Madridin e zhurmshëm në Spanjë.Ajo që e bën këtë një arritje vërtet të jashtëzakonshme është se lidhja u realizua duke përdorur një telefon inteligjent të pamodifikuar Samsung Galaxy S22, me transmetimin e të dhënave që u mundësua nëpërmjet spektrit AT&T dhe satelitit të teknologjisë së fundit BlueWalker 3 të AST SpaceMobile.“Ne kemi arritur një përparim të rëndësishëm teknologjik që paraqet një ndryshim paradigme në qasjen në informata. Që nga lansimi i BlueWalker 3, ne kemi arritur pajtueshmëri të plotë me telefonat e prodhuar nga të gjithë prodhuesit kryesorë dhe mbështetje për 2G, 4G LTE dhe tani 5G.Krijimi i lidhjeve të para të suksesshme mobile me brez të gjerë 5G nga hapësira drejtpërsëdrejti në telefonat mobilë është një tjetër përparim i rëndësishëm në telekomunikacion, të cilin e ka nisur AST SpaceMobile.Ne jemi më të sigurt se kurrë se brezi i gjerë mobil i bazuar në hapësirë mund të ndihmojë në transformimin e lidhjes së internetit në të gjithë globin, duke plotësuar boshllëqet dhe duke mundësuar lidhjen aty ku nuk ishte e mundur”, theksoi Abel Avellan, kryetar dhe drejtor ekzekutiv në AST SpaceMobile.Një telefonatë historike 5G u realizua më 8 shtator 2023 nga një vend ku telefoni inteligjent funksiononte në një zonë të pambuluar me valë. Në një test të veçantë, kompania theu rekordin e saj të mëparshëm për sesionet e të dhënave mobile me brez të gjerë të bazuar në hapësirë, duke arritur një shpejtësi mbresëlënëse shkarkimi prej afërsisht 14 Mbps.Këto arritje pasojnë momentet e mëhershme historike të AST SpaceMobile, duke përfshirë realizimin e thirrjeve të para zanore, të bazuara në hapësirë, në muajin prill, me anë të telefonave inteligjentë të pamodifikuar, duke arritur shpejtësinë fillestare të shkarkimit mbi 10 Mbps në muajin qershor. Kjo u mundësoi përdoruesve të shfletojnë internetin, të shkarkojnë dosje, të përdorin aplikacionet e mesazheve, të transmetojnë përmbajtje video dhe më shumë. AST SpaceMobile ka lidhur marrëveshje dhe partneritete me më shumë se 40 operatorë të rrjetit mobil në mbarë botën, duke u shërbyer rreth 2.4 miliardë abonentëve. Veçanërisht, Vodafone, Rakuten, American Tower, Samsung NEXT dhe Bell Canada janë ndër investitorët që mbështesin përpjekjet novatore të AST SpaceMobile. Kjo seri arritjesh historike është pjesë e udhëtimit të AST SpaceMobile drejt qëllimit të tij për të lansuar pesë satelitë komercialë BlueBird në tremujorin e parë të 2024. Kompania aktualisht është duke punuar shumë në ndërtimin e këtyre satelitëve në objektin e saj në Midland të Teksasit. /telecomstechnews.com/